Pas logos tradicionale, tashmë e ka radhën fanela. Juventusi i epokës moderne kërkon të shndërrohet gjithnjë e më shumë në një brand të fuqishëm në treg dhe drejtuesit mendojnë ndryshimet e nevojshme për të fuqizuar aksionet në bursë.

Juve Fanella
Juve Fanella

Prej muajsh ishin në qarkullim zërat që saktësonin se fanela e re e Juventusit nuk do të ishte më me vijat bardhezi, por gjysmë e zezë dhe gjysmë e bardhë, ndërsa konfirmimi vjen nga “Footy Headlines”, pararojë e dizajneve të fanelave të reja dhe që rrallëherë gabon nga ajo që servir për publikun.

Juve Fanella 2
Juve Fanella 2

Sipas sajtit, fanela bardhezi do të jetë pa vija ndërsa e bardha dhe e zeza do të ndahen nga një vijë e hollë rozë. Shpina do të jetë e zezë në pjesën dërrmuese të saj. Fanela e dytë do të jetë e kaltër me yje të verdhë dhe e treta e kuqe.

Juve Fanella 3
Juve Fanella 3

Por këto ndryshime nuk janë pritur aspak mirë nga publiku bardhezi, me tifozët e Juventusit që kanë shpërthyer ndaj drejtuesve të tyre, duke i akuzuar se po e largojnë gjithmonë e më shumë klubin torinez nga historia e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb