Ylli i Pop-it, Lana Del Ray, i ka dhënë fund spekulimeve duke u martuar me partnerin e saj, udhërrëfyesin turistik Jeremy Dufrene, në Luiziana, sipas BBC.

Çifti aplikoi për licensën e martesës të hënën në Nju Orleans. Ylli i muzikës përdori emrin e saj ligjor Elizabeth Woodridge Grant në dokument.

Të dhënat e gjykatës treguan se aplikimi ishte i vlefshëm për një muaj dhe ishte nënshkruar nga një nëpunës në gjykatë.

Raportet në mediet amerikane thanë se Del Rey dhe Dufrene nuk pritën gjatë dhe u martuan të enjten në Des Allemandes, Luiziana, pranë vendit ku Dufrene punon si operator i turneve turistike me anije.

“Ceremonia e dasmës dhe pritja u mbajtën të dyja në të njëjtin vend ku Jeremy drejton turneun e tij me varka në moçal”, raportoi revista “People”.

Del Rey nuk ka komentuar publikisht për martesën e saj.

Çifti u njoh në vitin 2019, kur këngëtarja postoi disa foto nga një turne në Facebook.

Çifti u pa së bashku këtë verë në festivalet e “Reading and Leeds”.

Këngëtarja 39-vjeçare u bë e famshme në vitin 2011 me suksesin e albumit të saj debutues të vetë-titulluar dhe këngës së saj të parë “Video Games” .

Albumi i saj i nëntë dhe më i fundit, “Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd”, mori vlerësime kryesisht pozitive dhe u nominua për çmimin “Grammy” si albumi i vitit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb