TIRANE

Seri abuzimesh nga koncesionari në Landfillin e Sharrës. Shkelja e radhës ka të bëjë me termat e përcaktuar në vendimin e këshillit të ministrave të vitit 2015 që i referohet menaxhimit të mbetjeve inerte. Ky vendim nuk bazohet në direktivën e Bashkimit Europian që lidhet me përcaktimin e termave në kategorinë e mbetjeve inerte. Sipas direktivës së Bashkimit Europian dherat e gërmuara gjatë aktiviteteve ndërtimore janë të pakontaminuara dhe si të tilla nuk duhet të kategorizohen si inerte, por një mall që mund të përdoret edhe për veprimtari të tjera.


“Përjashtohen nga fushëveprimi i kësaj direkive: toka e pakontaminuar dhe materiale të tjera natyrore të gërmuara gjatë aktivitetve ndërtimore, kur është e sigurt se materiali do të përdoret me qëllime të ndërtimit në gjëndjen natyrore në vendin nga i cili është gërmuar.” citohet në direktivat e BE-së
Ndërkohë që në pikën 15 të vendimit të qeverise së vitit 2015 për menaxhimin e mbetjeve, termi dhera nuk ekziton. Aty flitet vetëm për mbetje inerte.



“Zotëruesit e mbetjeve inerte janë të detyruar të dorëzojnë mbetjet inerte në venddepozitimin e përkohshëm ose landfillet e trajtimit të mbetjeve inerte, kundrejt tarifës për ton/mbetje, të propozuar nga operatori dhe të miratuar nga njësitë e qeverisjes vendore.” -thuhet në VKM.

Për ndërtuesit ky përcaktim që bie ndesh me direktivat e BE-së përbën shkelje flagrante. Sipas ndërtuesit Luigj Aleksi dherat janë mall dhe nuk duhet të abuzohet me termat e përdorur në emër të fitimit.

“Dheu nuk është mbetje por është mall dhe po të shkosh tek direktiva e BE që thotë nuk konsiderohet mbetje dheu i pakontaminuar.Këtu tek ne me këtë term abuzohet ky operatori i famshëm i landfillit merr para nga të gjithë ndërtuesit që merr dheun atje. Dheu është mall që shitet dhe blihet kudo.” -u shpreh Aleksi.

Edhe sipas Presidentit të Biznes Albania, Luan Bregasi dherat nga gropat e ndërtimeve konsiderohen dhera jo të helmuara dhe si të tilla mund të përdoren në bujqësi dhe pemtari. Bregasi thotë se ndërtuesit nuk kanë pse të paguajnë një tarifë për një mall që nuk është mbetje inerte.

“Trajtohen dhera normale, natyrale sic janë dherat e gërmimeve nga kompanitë e ndërtimit sic janë dherat e kontaminuara dhe kjo bie në kundërshtim me direktivën e BE neni 2 pika 1 gërma c që e përcakton shum qartë që tokat e kontaminuara nuk duhet të trajtohen si dhera dhe të trajtohen në landfill.” -thekson Bregasi

Përvec kësaj ndërtuesi Arjan Leskaj thotë se jo vetëm që nuk duhet të paguajnë për të marrë dheun nga landfilli, por përkundrazi duhet ta shesin atë.

“Flasim për dhera dhe zhavoriste të pakontaminuara që do të thotë që nuk kanë asnjë rrezik dhe asnjë dëm.Janë pjesë që në vënde të caktuara paguajnë që ti ta marrësh dheun apo ato që e marrin.” -thotë Leskaj

Biznesmenët e cilësojnë skandaloz faktin që nëse kanë plan ta përdorin dheun e nxjerrë nga gërmimet e ndërtimeve të tyre, janë të detyruar ta cojnë në landfill duke paguar një tarifë shtesë, dhe më pas ta blejnë për ta patur sërish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb