TIRANË- Rreth 200 banorë kanë dalë sot në protestë kundër ndalimit të punimeve nga bashkia në Landfillin e Sharrës. Banorët kanë punuar në të zezë pranë këtij landiflli por tashmë thonë se po iu hiqet buka e gojës, pasi firma e kontraktuar nga bashkia i paguan më pak.

“Jemi kundër ndalimit të punimeve nga bashkia. Kemi 20 vite që punojmë, po na heqin bukën e gojës. Firma e re na shfrytëzon dhe na paguan pak. Duam të punojmë vetë në landfillin e Sharrës. Nuk na lejojnë të ushqehemi si banorë të zonës”, kanë thënë banorët.


Nga ana tjetër përfaqësues të bashkisë pohojnë se është kontraktuar një firmë për menaxhim e cila do të punësojë banorët. “Kemi kontaktuar një firmë për menaxhim. Firma do të punësojë banorët por ata duan të punojnë në të zezë”, shprehen burime nga bashkia.


(m.k/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: