Me gjithë denoncimet e përsëritura në News24, Kompania koncensionare e landfillit të Sharrës “Integrated Energy BV” vazhdon t’iu vjelë ndërtuesve taksën e fshehtë për dherat që shkarkojnë në landfill. Kamionat e ngarkuar me dhera vazhdojnë te hyjnë ne landfill për t’i shkarkuar ato duke paguar. Ata dalin sërish nga landfilli duke treguar faturen e cila vërteton se kanë paguar 480 lekë për cdo ton dheu të shkarkuar. Të njëjtën tarifë paguan edhe bashkia e Tiranës për shkarkimin e dherave në landfill.
Vetëm nga tarifa që bashkia e Tiranës i paguan koncesionarit të landfillit të Sharrës, në një vit “Integrated Energy B.V” ka përfituar gati 11 mln $. Sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania rezulton se Bashkia e Tiranës gjatë periudhës Janar 2018-Janar 2019 ka kryer gjithsej 28 transaksione me landfillin. Në përshkrimin e faturave të publikuara nga thesari nuk përcaktohet shuma që Bashkia e Tiranës i paguan koncensionarit për cdo mbetje organike apo edhe tarifa ekstra që paguhet për dherat e depozituara në Landfill. Në përshkrimin e faturave mujore përshkruhet vetëm depozitim i mbetjeve urbane për ndërtim landfilli, incenerator dhe rehabilitim.
Prej mëse shtatë muajsh ndërtuesit, shoqatat mjedisore, dhe shoqatat e biznesit denoncojnë tarifat abuzive që landfilli i Sharrës iu merr për cdo kamion me dhera që depozitojnë në Sharrë. Ata e cilësojnë këtë vendim me natyrë klienteliste dhe korruptive.
“Ne kemi kundërshtuar e kemi përgatitur do ta cojmë në gjykatë kushtetuese sepse në cdo hap që bëhet është shkelje e hapur.” Shprehet Luigj Aleksi
“Si një vendim me natyrë klienteliste dhe korruptive.”- thekson Bregasi
“Është rasti i parë në Shqipëri që dherat e pakontaminuara duhet të trajtohen me një kontratë të tillë.”u shpreh Jaka.
“Për mua është rats skandaloz”-tha Arjan Leskaj
(BalkanWeb)