Adriatik Lapaj nga ‘Shqipëria bëhet’ tha në News 24 se partia që ai drejton ka bërë fushatë zgjedhore në Bruksel dhe u prit mjaft mirë nga shqiptarët që jetojnë atje.

Lapaj theksoi se “Shqipëria bëhet” vjen si një forcë e re politike, që do të sjellë ndryshimin në vend. Sipas tij, “Shqipëria bëhet” është duke bërë një betejë përballë grupeve të forta të interesit, që sipas tij “duhet të rrëzohen”.

Adriatik Lapaj: Jemi pritur ngrohtësisht nga shumë mbështetës në Bruksel. Shqiptarët janë ndërgjegjësuar, ata që jetojnë në diasporë janë akoma më tepër të ndërgjegjësuar. Nuk ka tjetër drejtim. Ne do të bëjmë atë që ka bërë Vetëvendosje në Kosovë, Syriza në Greqi, Pesë Yjet në Itali etj.

Kemi përballë grupe të fuqishme interesi, që duhen shkatërruar. Shqipëria është në gjendje tepër të keqe sot. Ne vijmë si një forcë e re, që do sjellë ndryshim. Unë asnjëherë nuk do thyej qoftë një xham të Republikës sime.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb