Dëmtimet e shumta kanë bërë që Real Madrid të ketë detyrim ndërhyrjen në merkato. Një nga emrat që përflitet se mund të afrohet është ai i mbrojtësit të Al-Nassr, Aymeric Laporte. Për këtë temë ka folur vetë spanjolli Laporte, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Unë nuk jam në dijeni të ndonjë oferte, kam lexuar atë që ju të gjithë keni lexuar. Është e qartë se mund të jetë një gjë e mirë, nuk do ta shikoja me përçmim një ekip si Real Madridi” – tha ai, kur u pyet për interesimin e Los Blancos dhe rikthimin e mundshëm në Europë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb