Aymeric Laporte vendosi në vitin 2021 të bëhej një shtetas spanjoll, pas një kohe të gjatë duke pritur ftesën e Didier Deschamps për t’iu bashkuar Francës.
Në një intervistë për programin RMC Sport, mbrojtësi shpjegoi arsyet e këtij vendimi.
“Vitet kaluan dhe, në fund, ishte gjithmonë i njëjti trajner te Franca. Nëse doja të luaja në garat ndërkombëtare, duhej të merrja këtë vendim.
Sot jam shumë i lumtur dhe ndihem shumë mirë në skuadrën spanjolle. Më përshtatet, edhe për sa i përket personalitetit” – tha Laporte.
(J.S/BalkanWeb)