Flamur Jasini, protestuesi qe tek mitingu i Partise Demokratike ne Vlore u ngaterrua me fjalet duke thene se ‘perjete do te jem me Edi Ramen’, do te mbahet mend gjate per lapsusin e bere. Por, nuk kishte faj Flamuri nga fshati prane Ures se Mifolit, as nuk genjeu kur tha se ne kohen e permbytjeve iu kujtua sesi kryeministri Edi Rama i vizitoi banesen dhe tokat e permbytura. Kjo eshte nje foto qe deshmon pikerisht Flamurin krah kryeministrit qe inspektoi para dy muajsh zonat e permbytura ne Vlore. Nuk ka faj Jasini se jo cdo dite te ndodh te takosh kryeministrin e per me teper te te vije per vizite ne banese, edhe pse per momentin ze vend ajo shprehja e njohur popullore shqiptare, ‘ra ky mort pa u pame’.

Mitingu i Vlorës i organizuar në fundjavë nga PD u kthye në estradë, për shkak se një protestues, Flamur Jasini, i veshur me çizme dhe i ardhur nga zonat e përmbytura i impresionuar nga turma e njerëzve pjesëmarrës në protestë, lavdëroi padashje Edi Ramën.
“Përshëndetje të gjithëve. Më quajnë Flamur Jasini, jam nga Ura e Mifolit. Kam ardhur të tregoj historitë e mbytjet e fshatit tim dhe gjithë zonës që ka vërdallë. Duke ditur se mua si Flamur Jasini më ka ardhur te shtëpia Edi Rama, i ka veshur çizmet deri këtu dhe më ka shkelur atë shtëpinë dhe më ka thënë 500 fjalë të bukura dhe unë një jetë të tërë do jem me Edi Ramën! Më falni, më falni për 100 mijë herë e bëra gabimin. Do më falni 100 mijë herë, për Lulzim Bashën!” tha protestues, i cili në zbritje te shkallëve i hutuar dhe i turpëruar nga gabimi nuk rreshte së përsërituri fjalët:
“Të më falni 100 mijë herë e bëra gabim, do e ha turpin me bukë, ndërsa nga sheshi një grup protestuesish i përgjigjeshin në kor: “ Ta hash turpin me m…”, dhe qeshnin pareshtur me të.

Pas protestës i turpëruar nga gafa e pafalshme Jasini mësohet se është ulur në kafe me fshatarët e vetë dhe, siç e do zakoni kanë pirë raki. Aty nga gota e tretë, i prekur në sedër nga i gjithë ky strumbullar, por edhe i viktimizuar nga ironia e shokëve të tavolinës, Jasini është ngritur në këmbë dhe ka lëshuar bombën e dytë:
“ Për turpin që i bëra Partisë unë do rruaj mustaqet e burrërisë”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: