“Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias”. Kështu deklaroi zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Blushi thekson se kreu i shtetit nuk e ka shkelur kushtetutën për zhdekretimin e 30 qershorit.

Kujtojmë se më 11 tetor pritet që Komisioni i Venecias të publikojë raportin përfundimtar për veprimet e presidentit Ilir Meta sa i takon ndryshimit të datës së zgjedhjeve.

REAGIMI I ZEDHENESIT TE METES
Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias” gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!

MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!

MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN!.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb