Në emisionin Opinion në News 24 ishin të ftuar profesorë, të cilët dhanë mendimin e tyre për letërsinë arbëreshe.
Profesori Emil Lafe tha se pasuria arbëreshe është pasuri kombëtare. Ndërsa, studiuesja Jolanda Lila tha se ishte prof. Zuadin Kodra ai që popullarizoi letërsinë arbëreshe.
Gjuhëtari Emil Lafe: Arbëreshët janë pasuri e madhe kombëtare për ne. Ata kanë qenë gjeografikisht larg, por shpirtërisht shumë afër. Na janë dukur sikur janë ata arbëreshë, që bënë atë që quhej “moti i madh”. Letërsinë e tyre e kemi pritur me interes të madh e gjithashtu edhe të arvanitëve të Greqisë, që pak njihen e pak e kemi studiuar. Arbëreshët kanë pasur një dëshirë të madhe që atdheu i tyre i kahershme të fitonte lirinë e humbur. Poeti Zef Serembe ka shkruar në një poemë se “jemi të huaj në këtë dhe” e ëndërronin të ktheheshin një ditë.
Profesoreshë Jolanda Lila: Ziaudin Kodra ka qenë ndër të parët që ka studiuar letërsinë arbëreshe. Kodra ka qenë i pari që ka kontribuar në popullarizimin e letërsisë arbëreshe.
Ilir Kodra, nipi i Ziaudin Kodrës: Ziaudin Kodra e kishte provuar eksodin, ai ishte larguar nga Dibra e Madhe (ku kishte lindur) nga Serbia. Ai kishte dashuri të madhe për atdheun, sa edhe ne të afërmve të tij na janë lënë emra autoktonë si Pranvera, Mira, Agron etj.
(Balkanweb)