Është fakt se shitjet më të mëdha të Superiores në vitet e fundit janë kryer në merkaton e janarit. Te Partizani janë disa lojtarë, që kërkojnë të largohen dhe se në janar klubi mund t’i lërë të lirë në këmbim të ofertave bindëse.
I pari është Arinaldo Rrapaj, i cili nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për transferimin jashtë. Në verë klubi i refuzoi ofertat, por janari shihet si një mundësi e re e madhe. Situatë e ngjashme është edhe për lojtarë si Hadroj dhe Mba.
Gjithashtu, forma në rritje e Sembene dhe Prekës mund të shpjerë në interes nga jashtë. Sakaq, Bintsuka dhe Cara dalin të lirë në verë dhe në janar kanë të drejtën të firmosin një parakontratë me klubin e ri. Kjo dyshe pritet të presin deri në verë për të firmosur një kontratë më fitimprurëse dhe ndoshta edhe më afatgjatë.