Pak orë pas largimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, largohet edhe një prej të besuarve të saj.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Alketa Zifla ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shefe e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më herët Zifla ka qenë pjesë e Prokurorisë së Fierit dhe asaj të Tiranës. Ajo njihej edhe si krahu i djathtë i Markut pasi me marrjen e detyrës në Dhjetor të vitit 2017, Marku mori pranë vetes njerëzit e saj të besueshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb