TIRANE– Ish ministri i LSI, Edmond Panariti ka reaguar pas largimit të kryetarit të këshillit bashkiak të Devollit, Albert Lilo nga radhët e LSI si dhe tre këshilltarëve të tjerë të cilët i janë bashkuar Partisë Socialiste. Panariti thotë se kryetari është blerja e radhës e qeverisë duke bërë presion për vendin e punës. Ai nuk kursen ironine teksa i konsideron ikjet si lakror “mercenaresh” në tepsinë e ndryshkur të Rilindjes.

Statusi i plotë:
Lakror “mercenaresh” ne tepsine e ndryshkur te Rilindjes??? !!! Tre anetaret e keshillit Bashkiak te Devollit, perkatesisht perfaqesues te Demokracise Sociale, Partise Social Punetore dhe PDRE largohen nga LSI?!!…C’fare karagjozlleku !! Sa per kryetarin, ai eshte blerja e radhes me presion vendi pune, me arsyetimin te mbrohemi nga rreziku rus i opozites…. Kur te mbaroje teatri do tu japim dhe statistikat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: