SHENGJIN– Pak ditë më parë u njoftuar se krye kryeadministratori i Shëngjinit Tonin Uldeja është larguar nga detyra për t’i zëvendësuar, por në një reagim për mediat gjatë ditës së sotme thuhet se Tonin Uldeja ka paraqitur dorëheqjen dhe nuk është hequr nga detyra.

Reagimi i plotë:
Po publikojme per here te pare kerkesen per doreheqje te Kryeadministratorit te Shengjinit z. Tonin Uldeja qe mban daten 21 maj me numer protokolli dhe me lende: doreheqje. Arsyetimi i doreheqjes se z. Uldedaj eshte:
“Per mungese bashkepunimi dhe pengesa administrative me dublim kompetencash ne ushtrimin e detyres se Administratorit referuar kuadrit ligjor”.
Edhe pse z. Uldedaj e ka dorezuar me shkrim kerkesen e tij te doreheqjes, ai akoma nuk ka marre asnje pergjigje me shkrim nga institucioni.
Duhet te theksohet fakti qe edhe pse Uldedaj ishte Kryeaministratori i Shengjinit te skandalit te pronave, emri i tij nuk rezulton i perfshire ne asnje fashikull. Kjo eshte nje gje qe duhet te ishte theksuar nga mediat si dicka pozitive per detyren qe mbante.
Ne keto tre vite si Kryredministrator me qjithe problemet qe ka pasur e ka Lezha si Bashki, Shengjini ka qene e vetmja njesi administrative qe funksionuar. Imazhi turistik dhe pasteria e plazhit dhe e qytetit kane elemente qe kane rene ne sy dukshem keto tre vite e kjo sigurisht fale punes se z. Uldedaj.
Pra, edhe pse eshte munduar te kaloi si proces normale zevendesimi dhe largimi i z. Uldedaj, kerkesa e doreheqjes dhe motivacioni deshmojne qarte se ne kete rast s’ka asgje normale. Madje, mund te flitet me shume per perplasje se hatermbetje.

b98356bb-47bf-42c6-9a55-473ba8297ca4
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb