Aventura e Dani Alves te Paris SG ka përfunduar. Nga Brazili ku ndodhet I grumbulluar me kombëtaren për Kupën e Amerikës, mbrojtësi ka zyrtarizuar me anë të një postimi në “Instagram” largimin e tij nga skuadra pariziene. “Çdo fillim e ka një fund dhe për mua ka ardhur momenti ta mbyll këtu”, shkruan në postimin e tij të gjatë Dani Alves.

Untitled
Untitled

Futbollisti 36-vjeçar u transferua te kampionët francezë nga Juventus në verën e vitit 2017, ndërsa kontrata e tij skadon në fund të muajit. Me Paris SG, Dani Alvesh luajti 73 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola. Po ashtu, ai fitoi dy herë titullin kampion në Ligue 1, Kupën e Ligës, Kupën e Francës dhe dy herë Superkupën e Francës.

Dani Alves Paris Saint Germain 1561276900 23132
Dani Alves Paris Saint Germain 1561276900 23132

Tashmë, braziliani është një lojtar i lirë dhe pavarësisht moshës nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: