TIRANË-Vijon të komentohet ende në klasën politike largimi i Nasip Nacos nga posti i ministrit të Drejtësisë.

Kreu i PSV91, Petro Koci u shpreh nga Korca për dorëheqjen e Nacos duke theksuar se nuk do të ketë largime të tjera nga kabineti qeveritar. Sipas tij, largimi i Nacos ka qenë për arsye personale.
“Largimi i Nacos për arsye personale. Nuk do të ketë largime të tjera në kabinetin qeveritar”.
Po kështu Koçi ka hedhur poshtë zërat për përfshirjen e ministrave të tjerë në afera korruptive.

Kurse deputeti tjetër po i majtë, Koco Kokëdhima u shpreh nga Vlora se largimi i Nacos është thjesht një veprim normal.
“Është një veprim normal në jetën politike të vendit. Akte të tilla kanë ndodhur dhe do të ndodhin. Qeveria është në eficensë të plotë”.

Në një prononcim për mediat ai tha se “Aspak Edi Rama nuk është poshtëruar nga Ilir Meta me zëvendësimin e Naços nga Manjani, por të dy janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për qeverisjen politike.
Deklarata është bërë paraditen e sotme në Vlorë, gjatë një prononcimi për mediat, pas konferencës ndërkombëtare albanologjike me temë “Urat kulturore mes Himarës dhe Diasporës arbërore në shek. XVIXVIII”, ku Kokëdhima ishte i pranishëm.
“Nuk ka asnjë përçarje mes Edi Ramës dhe Ilir Metës përsa u përket ndryshimeve në qeveri. Ndryshimet në qeveri janë të natyrshme. Gjithmonë do të ketë ndryshime në çdo qeveri. Ndryshimet ndodhin në qeveri sikurse ndodhin në çdo drejtim të jetës”, është shprehur Kokëdhima.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: