Neymar dhe PSG kanë nënshkruar një kontratë e cila e lejon yllin brazilian të largohet për shumën e 200 milionë eurosh, gjithnjë sipas ‘Beteve’.

“Tv Beteve”, një televizion katalanas, tregon se që në fillim, në kontratën e lojtarit është vendosur një klauzolë sipas të cilës ai mund të largohej nga skuadra parisiene pas dy sezoneve të para “provë”. Pasi e blenë për 222 milionë euro, parisienët kanë rënë dakord që ta lënë të largohet për 200 milionë euro lojtarin brazilian, një shifër që mund të përballohet nga pak klube në Europë.

Midis klubeve që mund të paguajnë këtë shumë është edhe Real Madrid dhe Basrcelona.
Andre Cury, një negociator i Barcelonës, raportohet, se është takuar me Neymar Sr, babain e lojtarit, në Londër, javën e kaluar në lidhje me mundësinë e një transferimi eventual.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: