Papunësia e të rinjve, vështirësitë ekonomike, minimumi jetik, pensionet e ulëta, reduktimi i remitancave dhe mbështetja financiare nga emigracioni, janë gjetjet kryesore të barometrit të realizuar nga ish-ambasadori Arben Çeku.
Në studion e “Open” në News24 me Eni Vasilin, avokati Adriatik Lapaj, u shpreh se këto të dhëna janë dramatike dhe tregojnë se në fakt, problemi më i madh i Shqipërisë, është largimi i të rinjve nga vendi.
“Me këto ritme, ju garantoj se në 10 vitet që vijnë, do jemi në kolaps total të të gjitha skemave”, tha Lapaj.
“900 mijë qytetarë me minimum jetik, sot jetojnë shkencërisht nën minimumin jetik që avokatit i popullit ka nxjerrë nga studimet e kryera.
Sot jetojmë në një republikë ku 30% jeton nën minimumin jetik, ke 50% të popullsisë që referuar metodikës që zbatojmë sot që banon në fshat, konsiderohet si e vetëpunësuar, që do të thotë se ka 1500 m2, konsiderohet i vetëpunësuar, ky është realiteti.
Ai barometri është shumë i saktë, dhe tregon pse rinia aspiron ikjen nga vendi, pse po pakësohet popullsia.
Këto të dhëna janë dramatike dhe tregojnë se halli më i madh nuk është as ekonomia, por problemi demografik që i është shkaktuar në 30 vite, këtu po vritet e ardhmja, sepse mosha mesatare është 50 vjeç.
Me këto ritme, ju garantoj se në 10 vitet që vijnë, do jemi në kolaps total të të gjitha skemave
Ky vend po shkon në drejtim të paditur, do biem në humnerë”, tha ai.
Ndërkohë, Kryeinspektori i Përgjithshëm dhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari shprehet se një fakt shqetësues, është largimi nga Shqipëria i qytetarëve që jetojnë në zonë urbane, klasa e mesme.
“Ikja më e madhe deri diku ishte nga fshati, por tani po ikën dhe qyteti, ajo klasa e mesme që mbante ato raportet sociale, ekonomike…. Ky është një alarm i madh, përgjegjës janë ata që kanë qeverisur Shqipërinë.
Paketat që japim ne me pensione pleqërie, familjare, invaliditeti kanë dështuar, duhet skemë nga e para, ka bota plot”, tha ai.