Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu e cila doli kundër ekstradimit të mësuesit turk Harun Çelik nga Shqipëria drejt Turqisë i është drejtuar me letër zyrtare kryeministrit Rama dhe Presidenti Meta.
Strugariu dhe Vlad Marius Botos i cili është dhe zv. Presidenti i delegacionit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri kërkojnë një përgjigje të qartë lidhur me procedurat që janë ndjekur për ekstradimin e Harun Çelik drejt Turqisë në lidhje me Ligjin Ndërkombëtar dhe Europian si dhe si u krye ky operacion.
Eurodeputetja rumune kërkon të dijë edhe mbi kërkesën që kishte iniciuar Harun Çelik për azil në Shqipëri. Si është vepruar me këtë kërkesë të mësuesit turk të dyshuar si ‘gylenist’ nga autoritetet shqiptare. Dhe a ka shqyrtuar gjykata shqiptare ndonjë kërkesë të autoriteteve turke lidhur me riatdhesimin e Harun Çelik.
Po ashtu ajo ka hedhur dhe një kërcënim ku thotë se nëse respektimi i të drejtave themelore të njeriut kuptohen nga Shqipëria në këtë mënyrë si me Harun Çelik, mund të ndikojë në perspektivën europiane të vendit.
LETRA E RAMONA STRUGARIUT DHE VLAD MARIUS BOTOS PËR RAMËN DHE METËN
Shkelqësia juaj,
Kemi ndjekur me shqetësim të thellë çështjen e shtetasit turk Harun Çelik, i cili u largua nga Shqipëria më 1 janar 2020 në Turqi, ku akuzohet për mbështetje kriminale ndaj të lëvizjes së klerikut turk Fetullah Gylen.
Do të donim t’ju pyesnim për disa qartësime lidhur me çështjen e Z.Çelik si dhe situatën e tij ligjore, për sa i përket ligjeve europiane dhe ndërkombëtare për ekstradimet, kthimin e shtetasve në vendet e huaja si dhe mbrojtjen e azil- kërkuesve.
Ju lutem ndani me ne rrethanat e qarta si dhe bazat ligjore mbi të cilat ky operacion është kryer, veçanërisht pasi autoritetet shqiptare pretendojnë se ky operacion është kryer bazuar mbi të gjitha procedurat e dëbimit të një shtetasi të huaj në vendin e tij.
Do të donim t’ju pyesnim për më shumë qartësi në lidhje me procedurën e azilit që ka kërkuar Harun Çelik, nëse kërkesa e tij është përpunuar nga autoritetet shqiptare në momentin që u largua hapat që u ndoqën për këtë procedurë.
Legjislacioni shqiptar për azilantët dhe të huajt, ligji nr. 121/2014 dhe ligji 108/ 2013 i njohin të drejtën një azilanti ose një të huaji i cili ndodhet jashtë shtetit të tij dhe që ka një frikë të madhe persekutimi për arsye politike, si parimi i mosshlyerjes, dhe ofron të drejtën e apelimit të një vendimi për dëbim, heqjes së urdhrave ose esktradimit, në përputhje me zotimet e Europiane dhe Ndërkombëtare të marra nga Republika e Shqipërisë. Për më tepër, legjislacioni shqiptar ndalon dëbimin e një azilkërkuesi përpara vlerësimit të llojit të aplikimit.
Mbi gjithë këto rrethana, ne duam të dimë nëse të gjithë këto procedura janë aplikuar dhe nëse iu dha e drejta Harun Çelik për të apeluar ndonjë vendim për dëbim kundër tij.
E dyta, ne duam të pyesim nëse autoritetet turke kanë përdorur formalitetet për një procedurë ekstradimi , nëse Gjykata shqiptare e ka vlerësuar këtë kërkesë dhe në ndikimin e autoriteteve turke në gjithë procesin e riatdhesimit të Harun Çelik.
I bëjmë thirrje Shqipërisë që ka nënshkruar Konventën e Këshillit Europian për Ekstradimet, ku në artikullin 3, ndalon të gjitha format e ekstradimeve politike.
Në fund, Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian në vitin 2014. Vetëm një vit më parë Shqipëria ka hedhur kryer një Reformë në Drejtësi, në administratë dhe në ekonominë e saj, në kuadër të përpjekjeve të vendit për anëtarësim në BE, dhe Parlamenti Europian e ka mbështetur në këto përpjekje. Artikulli 19, paragrafi 2, i Kartës Europiane për të Drejtat e Themelore deklaron qartë se ‘Askush s’mund të dëbohet, të ekstradohet apo të largohet nga nëj shtet kur ka një rrezik serioz që ai ose ajo mund të dënohet dhe me vdekje, torturë ose të tjera forma ç’njerëzore apo dënimi.
Respektimi i të drejtave themelorë të parashikuara në Kartën dhe Traktatet, po aq të respektimit të normave e ligjit Europian dhe Ndërkombëtar janë kushte të domosdoshme në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Nëse kjo është mënyra se si Shqipëria e kupton respektimin e të drejtave themelore të njeriut, atëhere mund të ndikojë në perspektivën europiane të saj.
Po presim përgjigjen tuaj, dhe duam t;ju them se shumë çështje do të diskutohen në marrëveshjet e delegacionit të BE, në marrëveshje e BE- Shqipëri për Stabilizim dhe Asocim dhe Komitetit Parlamentar të Asocimit dhe në Samitin e Zagrebit. Realiteti i respektimit të të drejtave themelore të njeriut është është një parakërkesa për çdo negociatë në të ardhmen.