FIER

Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se ka ikur drejtori aktual Albert Nushi dhe në vend të tij është komanduar nëndrejtori i Policisë Fier, Andon Marko.

Albert Nushi mësohet se është komanduar nëndrejtor në Policinë e qytetit të Elbasanit.

Lëvizja në radhët e policisë ka ardhur sot, pasi Nushi drejtoi edhe efektivët e Fierit në garantimin e qetësisë dhe sigurisë gjatë protestës se opozitës ne këtë qytet.

Albert Nushi drejtoi Policinë e Fierit për një periudhë pothuajse 2-vjeçare.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb