Abaz Karakaçi, nuk do të jetë më pjesë e verdh e bluve për sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kapiteni përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori shkruan që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për shkak të mos rënies dakort për kontratën.

“Nga dita e sotme nuk do të jem më pjesë e ekipit të Elbasanit! Duke mos rënë dakort për vazhdimin e kontratës”, shkruan ai teksa ka postuar një foto gjatë një ndeshje.

Elbasani i Nevil Dedes u rikthye në elitën e futbollit shqiptar dhe po vijon përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: