Largohet nga drejtimi i Gjendjes Civile Vangjush Stavro. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Vangjush Stavro largohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile.
Ka qenë vetë Stavro që ka konfirmuar për gazetarin Çelmeta largimin nga ky post. Ai ka thënë se është larguar nga drejtimi i Gjendjes Civile për të marrë një pozicion tjetër.
Vangjush Stavro u emërua në krye të Gjendjes Civile në pranverë të vitit 2021.