Trajneri serb, Mladen Krstajic dhe Bullgaria ndërprenë bashkëpunimin para pak javësh, menjëherë pas asaj disfate në miqësore me Shqipërinë. Bullgarët nuk kanë humbur shumë kohë dhe kanë gjetur teknikun e ri. Në pankinën e kësaj kombëtareje është ulur 55 vjeçari vendas, Ilian Iliev. Iliev ka drejtuar më parë Beroe dhe Levski Sofie.
“Federata jonë gjithmonë është mbështetur në emra me përvojë, Ilian e ka fituar respektin me punë të zellshme dhe të vazhdueshme. Ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”-tha presidenti i federatës bullgare, Borislav Mihailov. “E pranova këtë propozim sepse dua t’i jap një fytyrë më të mirë kësaj skuadre. Ne kemi nevojë për më shumë besim dhe dua koherencë taktike” – tha Iliev.
(J.S/BalkanWeb)