TIRANE

Ndërsa fliste në seancë plenare, kryeministri Edi Rama, është ndërprerë disa herë nga deputeti i opozitës në parlament Kujtim Gjuzi.

Rasti ka dashur që kreu i qeverisë të ndërpresë fjalimin e tij e t’i përgjigjet deputetit Gjuzi, ndërsa i është drejtuar me fjalët ‘lartmadhni”.

“Lart madhni nuk të ndërpreva kur fole. Për atë shami që ke në xhep mos bëj flamurin me mustaqen. Më lër të flas të lutem. Nuk të kemi pasur ty këtu të na kthjellosh, jemi shumë të kënaqur me ardhjen tënde. Por po të shpjegoj kodin penal..”- iu drejtuar Rama, deputetit Gjuzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb