TIRANË

Një ndër pyetjet e studentëve për kryeministrin Edi Rama sot ka qenë edhe emërimi dhe më pas largimi i zëvendës ministrit të Arsimit Taulant Muka, i cili denoncoi doktoraturat plagjiaturë të disa zyrtarëve.

Rama tregoi si e emëroi zv.ministër dhe kërkesat e çuditshme sipas tij, të Mukës.
“Taulant Muka, unë nuk e njihja fare më erdhi me një grup pedagogësh, kërkoi takim me Lindita Nikollën dhe e priti. Nikolla më tha që ka një grup pedagogësh me një djalë që është në Zvicër, ky ndërkohë kishte lëshuar disa nga silurët për plagjiaturat dhe i thashë bjeri këtu se kisha dëshirë t’i takoja.
Erdhën në zyrën time. Ishin një grup pedagogësh, gra e burra, dhe një djalë nga Kosova dhe ky që e nderova më shumë se ç’duhet. I thashë ku je ti, më tha jam në Zvicër, ça bën, më tha jam në katedër shkencëtar.
Ti në Zvicër që na tregon ne çfarë duhet të bëjmë ne këtu nuk shkon. Do vish ti i thashë. Ti do shkosh në vend të zv.ministrit.
Ça bëri? Ditën e parë dua veturë me shofer tha. Po banjën pse nuk e kam në zyrë, po kjo po ajo, babain e dua shofer të punësuar në ministri.
Mi thoshte Lindita këto, thashë ça bën ky. Më çoi një sms i thashë komuniko me drejtorin e kabinetit. Je shkencëtar por s’do të thotë asgjë. Një larvë kaq, këtë mendoj unë për këtë”, tha Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb