Kryeministri Edi Rama është ndalur në zgjedhjen e Chris LaCivita nga PD si këshilltar për fushatën, duke u shprehur si kjo i duket si historia e “qullësit” të pallatit” që thërret ndihmë nga i forti i lagjes se po e rrahin.

Referuar një postimi të publikuar dje nga LaCivita, ku shkruhej “Kush është miu”, Rama u shpreh se kandidatët për minj janë shumë, duke nisur nga Basha.

Kryeministri Edi Rama:

Njohja e viteve të punës se punëtorëve në Greqi, do të bëhet automatike sapo të marrin pasaportën e Shqipërisë sepse pensioni do u njihet si një qytetar europian. Fëmijët tanë nuk do të jenë më të huaj në territorin e BE.

Këneta thotë se anëtarësimi në BE nuk është prioritet dhe ai do të ndodhë, por prioritet sipas tyre është kthimi i bufit për të 3 herë në krye të vendit se në 2 herët e fundit nuk e shkatërroi mjaftueshëm vendin. Për këtë prioriotet bufi ka sjellë, kush e di me sa para dhe kush e di nga i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika. Latifi, për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tiranës të kujton atë të fortin e lagjes që qullsi poshtë pallatit shkon dhe i thërret: “Hajde Latif se ata do të më rrahin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb