NGA ENIDA HIMAJ

Është vetëm 23 vjeç, por duket shumë e vendosur për të hyrë në tregun e showbizz-it shqiptar. Laura Toska u vu në qendër të mediave ditët e fundit, teksa qarkulluan fotografitë e saj në shoqërinë e Noizyt. Këngëtarja në llogarinë personale në “Facebook” ka disa poza ku duket shumë e afërt me reperin. Megjithatë, në intervistën dhënë për “Summer Pages”, Laura në rrëfen se me Noizyn i lidh muzika dhe një miqësi shumë e mirë. Edhe pse e re në tregun muzikor, pranon se nuk do t’i kalonte kufijtë për hir të famës, apo të krijonte një lidhje me një reper të njohur. Sa i përket dashurisë, biondja seksi pranon se po pret ende princin e kaltër.

Kush është Laura, si ka nisur karriera juaj muzikore?
Karriera ime muzikore ka nisur para tri vitesh, ku unë shfaqem nëpër televizione. Por që në moshë të vogël kam qenë pjesëmarrëse nëpër koncerte muzikore në vendlindjen time.

Jeni një emër i ri në skenë, si po ju duket showbizz-i shqiptar, a është një vend i egër?
Showbizz-i është një vend, të cilit i duhet përkushtuar shumë punë, shumë impenjim që të jesh pjesë e tij. Mirëpo nuk e konsideroj një vend të egër.

A duhet një femër të jetë seksi që të bëhet e famshme?
Një femër nuk ka nevojë të jetë seksi për të qenë e famshme, duhet të plotësojë disa kritere të tjera, siç janë talenti, thjeshtësia, komunikimi, pastaj pamja e jashtme është një faktor jo shumë i rëndësishëm. Nëse e ke bukurinë, është thjesht një bonus, por jo që përkufizon famën.

Ditët e fundit kanë qarkulluar fotot tuaja me Noizyn, çfarë lidhjeje keni ju të dy?
Me Noiyzin më lidh muzika, pasi projekti im, që do të dalë së shpejti, është punuar në studion e tij “OTR Records”.

Miqtë pranë Noizyt thonë se ju të dy keni nisur një lidhje dashurie, a ka diçka të vërtetë?
Kjo nuk është e vërtetë, sepse Noyzi është një mik shumë i mirë. Nuk kemi një lidhje, por ndoshta ky dyshim ka lindur pasi unë jam e pranishme nëpër koncerte me të, por nuk ka asgjë të tillë. Dua ta theksoj që nuk kemi një lidhje, por afërsia jonë është edhe për faktin që menaxherja ime është kushërira tij, tani bashkëpunoj me studio ‘OTR’ dhe na bie më shumë të kem kontakt me të.

A ju ka ngacmuar ndonjëherë Noizy?
Jo, nuk më ka ngacmuar asnjëherë. Në “Facebook”-un tuaj shihen shumë foto edhe me Çiljetën, çfarë ju lidh me të? Çiljeta është një këngëtare shumë e mirë, me të jam njohur nëpërmjet Noyzit dhe e kam shpirt.

A po mendoni të bëni një bashkëpunim të tre në muzikë?
S’e kemi menduar akoma.

Një vajze në hapat e para të karrierës, a i duhet një lidhje me një reper të famshëm për të marrë më shumë famë?
Një femër s’ka nevojë të lidhet me një reper për të bërë famë, sepse talenti s’ka të bëjë me lidhjen e dashurisë.

Si është jeta private e juaj, a keni dikë në krah, jeni e dashuruar?
E dashuruar (qesh), a ekziston dashuria? Po e pres ende njeriun që do të më vjedhë zemrën “princin e kaltër”, nëse ky i fundit do të ekzistonte.

Keni një shembull që doni të ndiqni në karrierën tuaj, dikë që adhuroni?
Jo, nuk kam asnjë shembull. Nuk imitoj askënd, dua të jem vetvetja.

Kur do të kemi mundësi të shikojmë projektin tuaj të radhës?
Javën që vjen do të dal projekti im i radhës, “Koha jeme”, prodhim nga produksioni muzikor “OTR Records”. A do ta shikojmë ndonjëherë Laurën të zhveshur për hir të famës? S’e di, por nuk besoj t’i kaloj limitet.

(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: