TIRANË-Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vijë së shpejti në Shqipëri. Këtë nuk e thotë kryeministri Edi Rama, i cili para pak muajsh u prit me nderime nga Merkel në Berlin. Jo! E thotë Laura Vorpsi, bukuroshja e PD-së.

Ish-zëdhënësja e cila ndodhet në Gjermani për një intership shkruan kështu në rrjete sociale: “Në Bundestag me kancelaren Angela Merkel …në fund të takimit rezervon një përshëndetje për Shqipërinë: “Viele Grüße an Albanien! Ich werde Albanien bald besuchen! “-“Përshëndetje Shqipërisë! Do të vij së shpejti atje “.

Laura Vorpsi, u largua nga zëdhënëse e Partisë Demokratike, por sic u shpreh ajo, do të rikthehet sërish në këtë forcë politike dhe me një pozicion të ri më të fuqishëm.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb