Më 19 tetor 2024, Mohammadi u dënua me gjashtë muaj burg shtesë për akuzën e “mosbindjes dhe kundërshtimit të urdhrave” nga Dega 2 e Gjykatës Penale të Qodsit. Kjo akuzë u ngrit kundër Mohammadit dhe katër të burgosurve të tjerë pasi protestës së tyre kundër ekzekutimit të një protestuesi iu përgjigj dhunshëm policia e trazirave në repartin e grave të burgut Evin më 6 gusht.

Periudha aktuale e burgosjes së Mohammadit filloi në nëntor 2021, pas dënimit të saj në maj 2021. Kumulativisht, duke shtuar rastet e tjera të ngritura kundër saj në janar dhe tetor 2022, si dhe në janar, qershor dhe tetor 2024, ajo tani është dënuar me 13 vjet dhe nëntë muaj burg, si dhe 154 goditje me kamxhik për akuza të sajuara, duke përfshirë “propagandë kundër shtetit” dhe “veprim kundër sigurisë kombëtare”.

Për më tepër, gjendja shëndetësore e Mohammadit është përkeqësuar në mënyrë drastike gjatë burgimit të saj të gjatë. Së fundmi, në fillim të tetorit, familja e Mohammadi shprehu shqetësime serioze në lidhje me refuzimet sistematike nga zyrtarët e burgut Evin për ta transferuar atë në një spital për takime për të kryer një angiografi në tre raste të veçanta, më 10 dhe 17 shtator dhe më 1 tetor. Kjo ndërhyrje është përshkruar nga kardiologu i saj më 19 mars 2024.

Një raport mjekësor i lëshuar më 16 shtator nënvizoi një sërë zhvillimesh shqetësuese. Angiografia e Mohammadit zbuloi se arteria kryesore e zemrës së saj, e cila ishte stentuar në vitin 2021 për shkak të një bllokimi prej 75 për qind, ka zhvilluar përsëri një komplikacion serioz. Pavarësisht kërkesave të përsëritura të specialistit të saj për një angiografi tjetër dhe konfirmimit të urgjencës së angiografisë nga kardiologu i miratuar nga Organizata iraniane e Burgjeve, e cila vizitoi Mohammadi-n më 8 tetor, procedura ende nuk është kryer.

Në mbrëmjen e 8 tetorit, kreu i burgut Evin vizitoi Mohammadi-n në repartin e grave dhe e informoi atë se Organizata Iraniane e Burgjeve nuk ka autoritet në burgun Evin të vendosë për situatën e saj, përfshirë transferimin e saj mjekësor, dhe se vendimet janë bërë në nivele më të larta, pa përmendur emrat e autoriteteve përgjegjëse për vendime të tilla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: