Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, eshte shprehur se Lionel Messi është i pandalshëm, por kembenguli se ata nuk duhet të fokusohen vetem tek ai.

“Leo Messi është i pandalshëm. Ai edhe nëse shënon 40 gola, ka një sezon të keq. Por, ne nuk duhet të fokusohemi vetëm tek ai ne lojen tone. Zgjedhja duhet të jetë kolektive”, tha Blanc gjatë konferencës për media.

“Ne duhet të jemi agresive në mbrojtje, por në sens të mirë, që të jemi në gjendje t’i ndalim ata që te shënojne”, theksoi ai.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: