Presidenti i Interit, Beppe Marotta u ndal të fliste për mediat italine lidhur me merkaton e deritanishme të klubit kampion të Italisë si dhe për përforcimet e mundshme të së ardhmes.

Afrimet deri më tani
Lidhur me afrimet që Inter ka kryer deri më tani ai u shpreh: Kemi një skuadër shumë kompetitive. Ardhjet e portierit Martinez, Zielinskit si dhe Taremit na kanë përforcuar akoma edhe më shumë. Kemi një trajner të zotë në drejtim, si dhe një publik fantastik që na mbështet. Mendojmë se të gjithë këto element janë baza për të shkuar drejt sukseseve në të ardhmen.

Rinovimi i Lautaro Martinez

Më pas Marotta i siguron të gjithë lidhur me të ardhmen e Lautaro Martinez: Lautaro ka mbyllur marrëveshjen e rinovimit me ne, ai do të vijojë të qëndrojë tek Inter. Zyrtarizimi do të vijë sapo ai të kthehet nga pushimet.

Interesimi për Gudmundsson
Më pas presidenti Marotta u pyet edhe për merkaton dhe emrat e shumtë që qarkullojnë, sidomos ai i islandezit të Genoas, Albert Gudmundsson, por përgjigja e Marottës ishte e prerë, duke mos lënë shumë vend për të shpresuar tek tifozët zikaltër: Jo, nuk jemi të interesuar për momentin për Gudmundsson. Në repartin ofensiv jemi të kompletuar.

Antonio Conte tek Napoli
Në fund dy fjalë edhe për aventurën e ish trajnerit të tij, Antonio Conte tek Napoli: Më erdhi mire që një teknik si Conte i’u bashkua një realiteti shumë të bukur siç është Napoli. Jam i sigurtë që ai do të bëjë shumë mirë atje dhe do Napoli do të jetë pretendente për titull. Ardhja e Contes tek Napoli I bën mire futbollit Italian, pasi rrit konkurrencën, përfundoi presidenti i Interit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: