Ish legjenda argjentinase Mario Kempes, i “thurr” elozhe sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez. Në një intervistë për prestigjozen italiane “La Gazzetta dello Sport”, ai thekson se Martinez është një prej sulmuesëve më të forte në qarkullim aktualisht, madje nuk ngurron ta krahasojë as me Mbappe dhe Haaland.

“Padyshim, Lautaro është aktualisht në “pjatën” e sulmuesëvee më të forte, si Haaland apo Mbappe. Më vjen mire që zgjodhi të rinovojë kontratën me Interin, pasi tregoi se sa shumë ai e ndjen këtë fanellë. Në futboll nuk duhet të luash vetëm për para, ndonjëherë duhet që të të komandojë zemra”, theksoi Kempes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: