Argjentina rikehet tek fitorja në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe e bënë këtë gjë duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Perunë. Për kampionët e Botës në fuqi mjaftoi një gol i sulmuesit interist Lautaro Martinez, që në minutën 55 merr një krosim nga Leo Messi dhe me një gjysëm roveshantë e ndal topin në rrjetë, për një super gol. Një gol që ka vlerë të dyfishtë për Lautaron,i cili konfirmohet jo vetëm si lojtari i momentit te bardhekaltrit, por me këtë gol shkon në 32 realizime me kombëtaren argjentinase, duke barazuar as më pak e as më shumë se sa të madhin Diego Armando Maradona. Me këtë sukses Argjentina vijon të mbetet e para në renditje në kuotën e 25 pikë.

Ndërkohë nuk ka fitues në supersfidën e mbrëmjes të së hënës mes Brazilit dhe Uruguait. Një barazim i drejtë për atë se ç’ka dhuruan të dyja skuadrat në fushën e lojës. Të dyja golat u realizuan në pjesën e dytë, kur ishin fillimisht miqtë me Valverden në minutën e 55, por brazilianët rivendosën barazpeshën shumë shpejtë me anë të Gerson, 7 minuta më vonë.

Me këtë barazim, Uruguai mbetet në vendin e dytë me 20 pikë, 5 pikë më pak se kryesuesit e Argjentinës, ndërsa Brazili, qëndron në vendin e 5 me 18 pikë, duke u shkëputur nga Argjentina, por duke patur një distance sigurie me ndjekësit, për të qenë i sigurtë drejt kualifikimit, për në Kupën e ardhshme të Botës, që do të zhvillohet pas 2 vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: