Lautaro Martinez është duke kaluar një prej fillim sezoneve më të vështira deri tani në karrierën e tij. Asnjë gol në 5 javët e para të Serie A është vërtet shumë për kryegolashënuesin e sezonit të shkuar në Serie A. Në të njëjtë periudhë 1 vit më parë Lautaro kishte realizuar mes Championsit dhe kampionatit plotë 6 gola. Në fakt kurba rënëse në performancën e numrit 10 të ziklatërve u vu re që në javët e fundit të sezonit të shkuar.
Më pas përfshirja e Lautaros në Copa America përgjatë periudhës Qershor-Korrik dhe shumë pak ditë pushimi më pas për t’u rikthyer sërish tek Inter mund të kenë ndikuar tek kapiteni ziklatër për këtë ulje të ndjeshme të rendimentit sa i takon realizimit të golave.