Lautaro Martinez ka lënë pas dëmtimin dhe është gati të zbresë nga minuta e parë në sfidën e së premtes ndaj Atalantës.

Kapiteni i Interit ka kaluar të gjithë problemin muskulor që e la jashtë fushës së lojës për javën e dytë të kampionatit dhe ditën e djeshme ka kryer të gjithë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës. E përkthyer: Nesër është gati të luajë. Në këtë mënyrë fut në një telash të bukur trajnerin Inzagi, që deri tani ishte duke e planifikuar sfidën me Atalantën me Taremin si titullar. Kush luan? Këtë e di vetëm trajneri Simone Inzagi.

Lautaro është i disponueshëm pasi gjatë stërvitjes është përgjigjur mirë nga problemi fizik dhe është kandidat serioz për të qenë titullar kundër Atalantës, ndeshja e parë e rëndësishme e sezonit. Vendimin do ta marrë trajneri pas stërvitjes ditën e sotme. Lautaro ka luajtur si titullar kundër Xhenoas, pastaj humbi duelin me Leçe të fituar 2-0 nga zikaltrit. Vitin e kaluar ai ishte golashënuesi i skuadrës dhe i kampionatit italian, madje në duelet vendimtare gjithmonë ka arritur të lërë gjurmë në kampionat. Kundër “DEA”-s, në çdo rast, kapiteni do të jetë. Në fushë apo në stol, këtë e vendos trajneri.

Një tjetër dilemë e numrit një të zikaltërve lidhet me mesfushën. Davide Fratezi ka shanse që t’i marrë fanellën e titullarit Mkitarianit, edhe pse kjo duket shumë e vështirë duke parë që trajneri ka besim të plotë tek armeni dhe është një nga lojtarët që nuk e zëvendëson. Mirëpo italiani është paraqitur shumë mirë dhe do të kërkojë minutat e para si titullar në këtë sezon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: