Inter bën detyrën në javën e 32 të Serisë A dhe shkon në +6 pikë nga ndjekësja më e afërt Napoli, në pritje të sfidës të së hënës së skuadrës së Antonio Contes. 3 pikë të rëndësishme për zikaltrit që “thyen” në San Siro Cagliarin 3-1, aq më tepër kur kjo ndeshje u luajt vetëm 3 ditë para një sfide tepër të rëndësishme si ajo ndaj Bayernit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions.

Inzaghi ndaj sardëve zgjodhi një mini rrotacion, me Bastonin, Acerbin, Mkhitaryan e Thuram që e nisën nga stoli. Megjithatë kampionët në fuqi e zgjidhën shumë shpejt sfidën, teksa gjetën dy herë golin në fraksionin e parë me Arnautoviç e me Lautaron falë një parabole shumë të bukur mbi portierin kundërshtar. Miqtë u kundërpërgjigjën në nisje të pjesës së dytë me Piccolin që shkurtoi diferencën e golave me kokë, por Bissceck do të mbyllte përfundimisht llogaritë 7 minuta më pas pas një goditje nga këndi. Përfundimisht Inter ia del të marr 3 pikët e të vrapojë drejt finishit kur po i afrohemi fundit të sezonit.

“Inter me forcë” dhe “Lautaroviç” ishin disa prej titujve kryesorë në të përditshmet italiane ditën e sotme.

La Gazzetta
 
Corriere
 

Fiton edhe Juventus. Skuadra e Tudor merr fitoren e 2 në 3 ndeshjet e fundit, duke bërë që “Zonja e Vjetër” të marrë përkohësisht vendin e 3. Ndaj Lecces sfidën bardhezinjtë e zgjidhën që në pjesën e parë, teksa ishte Koopmeiners i munguari i madh këtë sezon tek Juvja, që realizoi ende pa u mbushur 2 minuta lojë golin e parë. Dyfishimi i shifrave do të vinte në minutën e 33, pas një aksioni model, të nisur nga Yildiz në kombinim me Thuram e Vlahovië, finalizuar më pas nga vetë sulmuesi turk. Goli i mbrojtësit Baschiroto në fundin e ndeshjes për miqtë shërbeu vetëm për statistikë.

“Tudor ndërkohë fiton”, shkruan ditën e sotme e përditshmja italiane “Tuttosport” pas sukesit të radhës të teknikut kroat në krye të stolit të Juventusit.

Tuttosport
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb