Që në Paris nuk ishte i lumtur prej kohësh kjo nuk ishte një mister. Por Ezequiel Lavezzi ka vendosur ti japi fund aventurës në francë. “Il Pocho” nuk është grumbulluar me skuadrën, një shenjë proteste e cila ka bërë që në Itali të jenë të sigurt për një rikthim të sulmuesit argjentinas. Në këtë mënyrë Lavezzi vetvendoset në merkato. Po çfarë e çojë Lavezzi-n në këtë vendim? Padyshim raporti jo i mirë me trajenrin Blanc, por mbi të gjitha vështirsitë për të rinovuar një kontartë e cila skadonte në 2016-ën. Lavezzi-t i mungon Italia dhe pikërisht nga Italia vijnë ofertat më të shumta. Interi është skudra e parë e cila ka në plan diçka konkrete. Zikaltërit kërkojnë të përfitojnë nga miqësoria që do zhvillojnë me Psg për të nisur një tratativë me klubin frances, ndërsa Napoli nga ana tjetër ëndërron një rikthim të tij poshtë Vezuvit, ku ai shpërtheu për tu bërë ky lojtarë që është sot. Lavezzi dëshiron të shitet mënjëherë që në janar, një detaj që mund ti hapi probleme skuadrave italiane, që e dëshirojnë në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Një problem tjetër jo i vogël është paga e lojtarit ( 4.5 milion euro), ndërsa lajmi i mirë është vlera e kartonit (10 milion euro).

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb