SARAJEVE- Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun boshnjak Igor Cërnadak në Sarajevë, deklaroi se askush nga jashtë nuk duhet të krijojë situata konfliktuoze në Ballkan, dhe të pretendojë kontroll të plotë mbi rajonin.

“Askush nga lojtarët e këtillë të jashtëm nuk duhet të pretendojë se ai do ta kontrollojë Ballkanin, ndërsa të tjerët ta kenë të ndaluar hyrjen. Vendi juaj ngushtë dhe në mënyrë produktive ka bashkëpunuar edhe me BE-në dhe SHBA-në, duke përfshirë edhe harmonizimit të Marrëveshjes së Dejtonit. Nuk shikoj arsye pse ky bashkëpunim tani duhet të vendoset në pikëpyetje”, theksoi Lavrov.

Cërnadak theksoi se Bosnja e Hercegovina nuk planifikon ta ndërrojë qëndrimin dhe të përqëndrohet drejt sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

“Kemi shumë bashkëpunim të mirë në skenën ndërkombëtare. Sot sërish konfirmuam se kjo do të vazhdojë, se nuk do ta ndërrojmë qëndrimin për këtë çështje, të cilat janë të rëndësishme për Rusinë, e kjo është çështja për sanksionet, për Kosovën dhe për çështje tjera aktuale”, theksoi Cërnadak.

Ai shtoi se raporti special mes Rusisë dhe Republikës Sërpska nuk paraqet pengesë për zhvillim të marrëdhënieve mes Bosnje Hercegovinës dhe Moskës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb