Rusia ka akuzuar  Shtetet e Bashkuara për trazirat në Venezuelë, duke u zotuar se Moska do të mbështesë presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro.

Rusia kritikoi ashpër Uashingtonin për vendosjen e sanksioneve ndaj kampanisë së naftës në Venezuelë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov akuzoi Uashingtonin “se ka vendosur në mënyrë publike standardin për ndryshimin e paligjshëm të regjimeve” duke njohur rivalin e Maduros, njëherësh lider opozitës, Juan Guaido si presidenti i përkohshëm.

“Bashkë me anëtarët tjerë të përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Qeverinë legjitime të presidentit Maduro” ka thënë Lavrov.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb