RUSI- “Pas atentateve në Paris është e papranueshme të kërkosh largimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad si kusht paraprak para çdo bashkimi kundër terrorizmit”, deklaroi sot kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov në një konferencë shtypi.

“Shpresoj se do të ketë një qëndrim ndryshe nga partnerët tanë perëndimorë, ashtu si ka pasur, për fat të keq me çmimin e akteve të tmerrshme terroriste”, deklaroi Lavrov duke iu referuar Francës, prekur nga një sërë sulmesh të përgjakshme.

“Është e papranueshme të kërkosh kushte paraprake para çdo bashkimi kundër terrorizmit”, theksoi ai duke iu referuar amerikanëve që vazhdojnë të kërkojnë largimin e presidentit sirian para gjithçkaje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb