RUSI- “Partneret rusë në Perëndim do të duhej t’i kushtonin jo më pak vëmendje bombardimit të ish-Jugosllavisë, çështjes së Kosovës e shpërbërjes së Libisë, e jo vetëm Krimesë”, ka thënë shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

“Sa i përket të drejtës ndërkombëtare dhe vëmendjes që ajo ka në kohë të fundit, para së gjithash lidhur me Krimenë do të donim që partnerët tanë perëndimorë t’i kushtojnë vëmendje edhe ngjarjeve që kanë ndodhur jo aq vonë në historinë moderne”, ka thënë Lavrov, transmeton TASS.

Sipas tij, shpallja e Pavarësisë nuk duhet të bëhej pa referendum. “Me bombardimin e vendeve të OSBE-së ndaj një vendi anëtar, kam para sysh Jugosllavinë, situatën me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, pa kurrfarë referendumi. Askush s’e ka ngritur zërin pse ndodhi pa referendum”, ka thënë Lavrov.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: