MOSKË- Forcat ajrore ruse janë gati të japin një mbulim ajror për Ushtrinë Siriane të Lirë (ASL), opozita siriane e mbështetur nga perëndimi, në luftën e saj kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS), njoftoi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

“Ne jemi gati të mbështesim opozitën patriotike, përfshirë këtu edhe të pretenduarën Ushtria Siriane e Lirë, që nga ajri”, deklaroi ai në një intervistë për kanalin televiziv “Rossiia 1”.

Kjo deklaratë vjen menjëherë pas shpalljes dje të një marrëvehsje mes Rusisë dhe Jordanisë, që është pjesë e kolaicionit anti-ISIS që drejtohet nga SHBA-ja, për të koordinuar veprimet e tyre ushtarake në Siri.

Lavrov dhe homologu i tij John Kerry ranë dje dakord për shfrytëzimin e mundësive të reja te mundshme për atë arritur një marrëveshje politike në konfliktin sirian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: