Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp pas bisedimeve në Teheran ka deklaruar se nuk po shqyrton opsionet për vendosjen e forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë.
“Macron i tha Uashingtonit se ka nevojë urgjente për një armëpushim, për të sjellë forca paqeruajtëse. Ky është një mashtrim. Ne nuk mund të pranojmë një marrëveshje që synon të arrijë një qëllim: të pompojë Ukrainën me armë përsëri”, tha Lavrov
Përveç kësaj Lavrov përjashtoi mundësinë e ngrirjes së konfliktit në Ukrainë përgjatë vijës së frontit.
“Nuk do të ketë një gjë të tillë, ne kemi një kushtetutë. Çështja e fatit të aseteve ruse të ngrira në Perëndim nuk do të zhduket nga axhenda e negociatave për Ukrainën. Sa i përket faktit që mallrat tona po vidhen kryesisht nga evropianët, atëherë jo nuk ka pasur bisedime specifike për këtë por si pjesë e marrëveshjes kjo temë nuk do të shkojë askund.” theksoi ministri
Ministri rus tha gjithashtu se çdo veprim kundër aseteve të ngrira ruse “nuk do të mbetet pa përgjigje nga pala ruse”.
Më 27 shkurt në Stamboll do të mbahet një takim ndërmjet përfaqësuesve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për punën e ambasadave.
Sipas Lavrov në këtë takim do të shqyrtojnë problemet sistematike që janë akumuluar si rezultat i aktiviteteve të paligjshme, të administratës së mëparshme amerikane që synonin krijimin e pengesave artificiale për aktivitetet e ambasadës ruse.
(BalkanWeb)