Rusia akuzon Perëndimin se po përdorë kartën e integrimit në bllok, për ti bërë presion vendeve si Serbia dhe Turqia, t’u bashkohen sanksioneve anti-ruse. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ju referua interesit të Turqisë për t’iu bashkuar BRICS, aleancës së ekonomive më të mëdha në zhvillim, pjesë e të cilës janë Rusia dhe Kina.

Lavrov thotë se Bashkimi Europian po paralajmëron Ankaranë se hyrja në BRICS është e papajtueshme me integrimin në bllok dhe politikën e unifikuar në fushën e sigurisë. Një qasje te tillë sipas shefi të diplomacisë së Moskës, Perëndimi ka edhe ndaj Serbisë.

“Është një urdhër i hapur për t’iu bashkuar sanksioneve anti-ruse, nëse Turqia dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. E njëjta gjë është e vërtetë edhe në rastin e Serbisë. Ata i thanë asaj se do të rinovojnë negociatat aktive për anëtarësimin në BE, se e shohin atë si pjesë të ‘familjes evropiane’, por se është e nevojshme të njihet pavarësia e Kosovës dhe të mbështeten plotësisht sanksionet antiruse”, tha Lavrov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb