MOSKE – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se angazhimi i Ukrainës për anëtarësim në NATO përbën rrezik për Evropën.

“Vetë ideja e përpjekjeve të Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s është e rrezikshme, jo vetëm për popullin e Ukrainës, sepse atje nuk ka unitet për këtë çështje, por është e rrezikshme për sigurinë evropiane”, – ka thënë Lavrov, duke folur në televizionin shtetëror.

Sipas ministrit të jashtëm rus, Perëndimi ka përdorur ofertën e Kievit për t’iu bashkuar NATO-s, si mënyrë për të ndezur mosmarrëveshjet midis Rusisë dhe Ukrainës.

Të martën, Parlamenti i Ukrainës votoi për të hequr statusin neutral të vendit dhe për të punuar drejt anëtarësimit në NATO. Rusia e ka cilësuar këtë vendim si armiqësor.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: