Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 zog fshati Pulastren
1 paketim lazanja
2 qepë të thata
1 karotë
2 speca të kuq
1 spec jeshil
1 L qumësht
100 gr gjalpë
100 gr miell
1 të verdhë veze
100 gr parmixhano
Vaj ulliri
Kripë
Majdanoz
Piper i zi
Arrë moskat

Përgatitja

Zogun e fshatit e ndajmë në racione dhe e ziejmë. Më pas mishin e bëjmë fije-fije. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri, skuqim qepët e prera në feta, karotën si dhe specat. Shtojmë kripë, mishin e zogut, majdanozin, piperin dhe pak ujë dhe i lëmë të gatuhen bashkë. Përgatisim beshamelin. Shtojmë gjalpin në një tenxhere dhe skuqim miellin. Shtojmë qumështin duke e trazuar të mos formohen kokrriza dhe në fund pasi të jetë trashur, të verdhën e vezës, arrë moskat dhe kripë. Në fund të tavës shtrojmë një shtresë me beshamel dhe vendosim një petë. Shtojmë mbushjen me pulë, pak beshamel dhe vazhdojmë me shtresat. Në fund shtojmë beshamelin si dhe djathin. E pjekim me 200 gradë për 40 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: