Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 pako me petë të gatshme për lazanja
1 qepë e thatë
4-5 patëllxhanë
1 tufë majdanoz
3 domate të grira në rende
200 gr proshutë në kubikë
Kripë
Piper i zi
100 gr djathë kaçkavall

Për beshamelin:
50 gr miell
50 gr gjalpë
500 ml qumësht
Kripë
Arrë moskat

Përgatitja
Patëllxhanët i presim në feta, i lëmë në ujë me kripë dhe i pjekim. Në një tigan përgatisim salcën me domatet e grira në rende. Fillimisht skuqim qepën dhe sapo ajo të zbutet, shtojmë salcën. Pas 10 minutash gatim, shtojmë dhe kripën, piperin e zi dhe majdanozin.
Përgatisim beshanelin duke skuqur në gjalpë miellin dhe më pas shtojmë qumështin pak e nga pak deri sa masa të trashet e të mos krijohen kokrriza. Në fund shtojmë kripën dhe arrën moskat. 

Në tavë shtrojmë pak beshamel, vendosim një shtresë peta, një shtresë patëllxhanë, një shtresë salcë, një shtresë proshutë dhe e ripërsërisim duke krijuar 2 shtresa. Nga lart shtrojmë beshamelin si dhe djathin kaçkavall. E pjekim në 200 gr për 40 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb