Nga: ZONJA KATERINA

Përbërësit: 1 pako llazanja, 1 karrotë, 1-2 speca, 1-2 kunguj 2-3 domate, 1 qepë të thatë 1-2 thelpinj hudhër 1 kuti konservë kërpudhash 1 tufë majdanoz, 1 lugë koncentrat, Kripë, piper

Beshameli:

2-3 lgj miell, 2-3 lgj gjalpë / vaj, 3 gota qumësht, 1 vezë, 100 gr djathë, Arrë moskat

Fillimisht kaurdisim qepën dhe hudhat më pas shtojmë perimet (përveç domateve) dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta derisa perimet të zbuten pak. Shtojmë dhe domaten të grirë në rende dhe rregullojme shijen me 1 bustinë koncentrat, kripë, piper dhe majdanoz.

Ndërkohë përgatisim beshamelin. Shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin sa të zverdhet, më pas shtojmë qumështin dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze. Në fund shtojmë vezën, gjysmën e sasisë së djathit të grirë në rende dhe arrën moskat. Tek salca e përgatitur shtojmë 2-3 lugë beshamel.

Tavën (nevojitet tavë e thellë) ku do të bëjmë llazanjën e spërkasim me pak vaj dhe me pak djathë të grirë në rende. Vendosim një shtresë me petë llazanje, një shtresë me salcën me perime, e spërkasim salcën me pak djathë, vendosim përsëri shtresa të tjera me petë llazanje dhe salcë dhe në fund e mbylllim llazanjën me beshamelin. E spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë dhe me pak gjalpë aty-këtu.

E vendosim llazanjen të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb