Nga: ZONJA KATERINA

Përbërësit: 400 gr djathë, 1-2 speca të kuq gogozhare, 1 domate, 1 spec djegës ose fara speci djegës, Vaj ulliri, Kripë, piper

Grijmë djathin në rende, domaten e presim në rrathë dhe specin gjithashtu.

Vendosim gjysmën e sasisë së djathit në një tavë dheu ku kemi hedhur më parë pak vaj ulliri. Vendosim specat lart dhe mbi spec vendosim fetat e domateve. Shtojmë djathin tjetër, specin djegës ose farat e specit dhe e spërkasim me pak vaj ulliri. E mbulojmë me letër kuzhine dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 15-20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb